Fillime: dhe lajme të mira: Ç’do të sjellë ekuinoksi i…

Fillime: dhe lajme të mira: Ç’do të sjellë ekuinoksi i…

Ekuinoksi i vjeshtës ndodh sot më 22 shtator. Në këtë moment, ka një kalim sezonal në vjeshtë; Dielli hyn në Peshoren dhe dita është e barabartë me natën. Fillimi i vjeshtës na afron më shumë me synimet tona intelektuale dhe romantike, pasi rehatohemi dhe gjejmë shtigje të reja për të realizuar dëshirat. Ditëlindja jote po afron dhe dëshiron të organizosh një festë të madhe me shoqërinë (e cila mund të ndodhë ose jo). Edhe nëse nuk e bën festën që ke dashur, me rëndësi është që gjithë njerëzit e çmuar janë prezent dhe e kanë gjithë vëmendjen tek ti. Nëse mund të sakrifikosh disa orë të javës, mund të duash t’i bashkohesh një nisme/kauze të rëndësishme për komunitetin. Edhe pse nuk është fitimprurëse, sërish do të ndihesh mirë që ke ndikuar pozitivisht në botë. Fillimi i vjeshtës të kujton ditët e shkollës; ndaj mund të mendosh të shtosh dijet e tua në një fushë të caktuar, ose të nisësh një pasion të ri. Kjo periudhë lidhet me studimin dhe mësimin e gjërave të reja, ndaj me shumë gjasa, në fund të ndikimit të ekuinoksit, do të dalësh një person më inteligjent.

Lini një Përgjigje