Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Korbliq të Kaçanikut.
Automjeti i dyshuar është gjetur i braktisur pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, i ngarkuar me mall të kontrabanduar, i cili është konfiskuar nga Dogana.
Sasia e mallrave të sekuestruara përfshin: 270,000 copë cigare “Grand” (13,500 kuti) Sipas vlerësimeve, mallrat kapin vlerën prej rreth 23,794 € deri 29,877 €.
Një ditë më pas, më 3 shtator, Policia Kufitare ka arrestuar të dyshuarin M.S., 46 vjeç, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personave zyrtarë”, ndërsa hetimet për kontrabandë do të zhvillohen nga Dogana në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kufitare.
Policia dhe Dogana kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe zyrtarëve.
*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.