Pikat kryesore
- Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar sot kabinetin e ri qeverisës.
- Ai është i lumtur që katër vjetët e ardhshëm do të punojë bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve të komunës sonë.
- Sipas tij, mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar sot kabinetin e ri qeverisës. “Sot u mbajt mbledhja e parë e qeverisjes komunale, ku u prezantua përbërja e re e kabinetit qeverisës, një ekip profesional dhe i përkushtuar, i cili do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për të jetësuar premtimet dhe projektet tona të përbashkëta”, ka thënë Idrizi. Ai është i lumtur që katër vjetët e ardhshëm do të punojë bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve të komunës sonë. Sipas tij, mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha. Bujar Shatrolli – Shef i kabinetit të kryetarit Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Na priftë e mbara! Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 11:12 Ferit Idrizi prezanton kabinetin e ri qeverisës 01/12/2026 10:50 Ferat Shala: Qeveria e ka paraparë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në pranverë 01/12/2026 10:43 Policia në Pejë u bën apel pronarëve të autolarjeve të mos derdhin ujë në rrugë: Mund të shkaktohen ngrica