Pikat kryesore
- Asgjë nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet më të komentuar të momentit.
- Hati dhe Dijonisi janë bërë kryefjala e portaleve këtë fundjavë për shkak të disa fotove dhe videove që po bëjnë xhiron e rrjetit.
- Gjithçka nisi kur Hati, e cila gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, publikoi një video “unboxing” të markës Cartier, e veshur plot elegancë mbi një varkë luksoze në një liqen në Itali.
Asgjë nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet më të komentuar të momentit. Hati dhe Dijonisi janë bërë kryefjala e portaleve këtë fundjavë për shkak të disa fotove dhe videove që po bëjnë xhiron e rrjetit. Gjithçka nisi kur Hati, e cila gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, publikoi një video “unboxing” të markës Cartier, e veshur plot elegancë mbi një varkë luksoze në një liqen në Itali. Vetëm 24 orë më vonë, në profilin e Dijonisit u shfaqën pamje nga i njëjti liqen, me një sfond thuajse identik vilash historike. Kujtojmë që Hati ka qenë një nga emrat më të lakuar gjatë gjithë vitit të kaluar pas ndarjes nga ish-partneri Jashari, një figurë sa e famshme aq edhe misterioze për publikun.