Federatës Shqiptare: Serbi – Shqipëri, drejtuesit e dy Federatave hanë drekë bashkë…

Federatës Shqiptare: Serbi – Shqipëri, drejtuesit e dy Federatave hanë drekë bashkë në…

Pikat kryesore

Në këtë event mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga kryetari Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit. “Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes dy federatave, duke vënë në plan të parë respektin e ndërsjellë dhe vlerat që përcjell futbolli si urë bashkimi mes popujve”, shkruan FSHF-ja. “Gjithashtu, Presidenti Duka vlerësoi masat e marra për organizimin e ndeshjes nga federata dhe autoritetet serbe dhe për pritjen shumë të mira që i është rezervuar Kombëtares shqiptare dhe delegacionit të FSHF”, vazhdon komunikata e FSHF-së. Shqipëria është e dyta në grupin K, me tetë pikë të tubuara nga pesë ndeshje. Serbia është e treta me shtatë pikë, por edhe me një ndeshje më pak. Anglia e kryeson grupin me 15 pikë nga pesë ndeshje. Letonia i ka katër pikë, teksa Andorra është e fundit me asnjë pikë.

Lini një Përgjigje