Pikat kryesore
string(54) "cifti-zviceran-humb-ne-parkun-e-shebenikut-ne-librazhd" Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut në Librazhd Një çift turistësh nga Zvicra kanë humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd , në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit. Dyshohet se ata kanë dalë nga shtegu i shënuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, ka ngritur një grup emergjence, i cili në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariatit të Librazhdit po zhvillon një operacion kërkimi për të gjetur dhe shpëtuar turistët e huaj. Operacioni është në zhvillim dhe situata mbetet delikate, për shkak të terrenit malor dhe motit që mund të përkeqësohet. Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut në Librazhd Balluku inspekton punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë: 18 kilometrat e parë, gati në qershor 2026 Familjarët bëjnë denoncimin në polici, humb adoleshenti në Korçë Vëllezërit sherr me njëri-tjetrin në Tiranë, vihen në pranga Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt