Fati nuk është me kuqezinjtë/ Daku, Broja e Gjimshiti luajnë titullarë, por pësojnë humbje

Fati nuk është me kuqezinjtë/ Daku, Broja e Gjimshiti luajnë titullarë, por pësojnë humbje

Pikat kryesore

  • Disa nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare hynë në fushë që nga minuta e parë këtë fundjavë, edhe pse nuk është se fati ishte me ta.
  • Mirlind Daku u kthye nga dëmtimi, ashtu siç paralajmëronin mediat nga Tatarstani, por doli i humbur nga sfida e Premier Ligës ruse, Rostov-Rubin, që përfundoi 2-0 për vendasit.
  • Në një derbi të jugut, shqiptari nuk pati shumë mundësi, edhe pse arriti ta fitonte një penallti, të cilën çuditërisht nuk e gjuajti vetë.

Të paktën mund të jemi të qetë sepse po luajnë. Disa nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare hynë në fushë që nga minuta e parë këtë fundjavë, edhe pse nuk është se fati ishte me ta. Mirlind Daku u kthye nga dëmtimi, ashtu siç paralajmëronin mediat nga Tatarstani, por doli i humbur nga sfida e Premier Ligës ruse, Rostov-Rubin, që përfundoi 2-0 për vendasit. Në një derbi të jugut, shqiptari nuk pati shumë mundësi, edhe pse arriti ta fitonte një penallti, të cilën çuditërisht nuk e gjuajti vetë. Atë e mori përsipër kapiteni Vujaçiç, ndërsa Daku si shpesh herë e mori një të verdhë, edhe pse është sulmues. I humbur edhe Armando Broja në Premier Ligën kryesore, atë të Anglisë. Sulmuesi I Shqipërisë luajti për herë të parë titullar tek Bërnli këtë sezon të kampionatit dhe u përpoq jo pak. Trajneri Parker e mbajti në fushë 86 minuta dhe kjo tregon diçka, e shpresohet që talenti kuqezi të ketë më shumë mundësi në të ardhmen. Nuk ishte fundjavë e mirë as për Berat Gjimshitin, i cili pësoi një humbje të papritur në fushën e Veronës. Atalanta ishte favorite në sfidën e Serisë A kundër një rivali që nuk kishte fituar asnjë ndeshje deri tani, por gjithçka shkoi mbrapsht. Veronezët triumfuan me meritë 3-1, ndërsa kapiteni i kombëtares ishte titullar si gjithmonë dhe e mbylli ndeshjen në terren. Mëkat, ndërkaq, për Nedim Bajramin. Mesfushori I kombëtares ishte për herë të tretë radhazi titullar në Premier Ligën skoceze për Gllazgou Rejnxhërsin, por këtë herë ndeshja e tij zgjati pak. Pasi shënoi javën e kaluar duke siguruar barazimin 2-2 në stadiumin e Dandi Junajtidit, ylli kuqezi pësoi dëmtim dhe u zëvendësua në 21’. Shpresa është që të mos ketë asgjë serioze./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Misteri “Daku” në Rusi/ Sulmuesi kuqezi në dyshim për ndeshjen Rostov-Rubin Gjimshiti mbi të gjithë/ Mediat italiane e vleresojnë kapitenin si më të mirin në fushë Bajrami shënon, Broja për pak/ Mesfushori i Kombëtares kthehet te goli në kampionatin skocez

Lini një Përgjigje