Barcelona, fitore e çmendur/ Kryesuesit e La Liga mundën 3-5 Betis, tre gola nga Ferran…

Barcelona, fitore e çmendur/ Kryesuesit e La Liga mundën 3-5 Betis, tre gola nga Ferran…

Pikat kryesore

  • Duket sikur këtë sezon po luajnë dy Barcelona, njëra në La Ligën e Spanjës dhe tjetra në Champions.
  • Katalanasit janë shumë të fortë në kampionatin vendas, pavarësisht se e humbën bindshëm El Klasikon ndaj Realit, dhe vazhdojnë të mbajnë kreun e renditjes.
  • Sukses 5-3 në fushën e Betisit, në Sevilje, një ndeshje aspak të lehtë, por në të cilën ekipi “blaugrana” tregoi më në fund karakter dhe autoritet.

Ka një kontrast vërtet shumë të madh. Duket sikur këtë sezon po luajnë dy Barcelona, njëra në La Ligën e Spanjës dhe tjetra në Champions. Katalanasit janë shumë të fortë në kampionatin vendas, pavarësisht se e humbën bindshëm El Klasikon ndaj Realit, dhe vazhdojnë të mbajnë kreun e renditjes. Sukses 5-3 në fushën e Betisit, në Sevilje, një ndeshje aspak të lehtë, por në të cilën ekipi “blaugrana” tregoi më në fund karakter dhe autoritet. Edhe pse vendasit kaluan të parët në epërsi që në minutën e gjashtë kur shënoi Antoni, sërish Barça pati edhe lojën edhe fatin me vete. Golat erdhën radhazi dhe heroi kryesor ishte Ferran Torres. Sulmuesi po zëvendëson legjendën Levandovski në tabelën e shënuesve, duke realizuar tri herë, në minutat 11, 13 e 40. Në mes të golave të tij gjeti rrugën e rrjetës edhe I riu Runi Bardgji në minutën e 31-të. Serinë katalanase e përfundoi me penallti Lamin Jamal në minutën e 59-të, pra u shënuan pesë gola në më pak se një orë lojë. Në fund, Betis reagoi dhe realizoi dy herë, por kjo vlejti vetëm për t’i dhënë pak më shumë dinjitet vetes. E habitshme, sepse vendasit patën më shumë gjuajtje, 16 ndaj 12, madje edhe në portë, 10 ndaj 8, ndonëse miqtë e mbajtën topin 68 për qind. Barcelona ka 40 pikë në 16 javë kampionat, dhe Reali nuk e arrin dot edhe nëse fiton këtë të mbrëmje./ abcnew.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Finalja e Conference League/ Chelsea dhe Betis luajnë në orën 21:00 në Wroclaw të Polonisë LaLiga/ Hap “fals” i “Katalanasve”, Barcelona ndan pikët në transfertën e Real Betis “Zonja” mendon për sulmin, Juventus me objektiva të qarta në merkaton e janarit

Lini një Përgjigje