Europa League “njeh” gjysmëfinalet/ Dështimi italian plotësohet nga Bologna, Aston Villa…

Europa League “njeh” gjysmëfinalet/ Dështimi italian plotësohet nga Bologna, Aston Villa…

Pikat kryesore

  • Bolonja u eliminua në çerekfinalet e Europa League, duke pësuar një tjetër humbje të thellë 4-0 në fushën e Aston Villa.
  • Anglezët kishin fituar 3-1 edhe në sfidën e vajtjes, ndërsa në shtëpinë e tyre e vranë garën me tre gola që në pjesën e parë.
  • Ky i fundit mundi 1-0 Porton, në një prej përballjeve më të forta të çerekfinaleve të Europa League.

Italia plotëson një sezon të dështuar në futbollin ndërkombëtar, ndërsa pasi kombëtarja e kaltër qëndroi jashtë finaleve të një Botërori për herë të tretë radhazi, edhe Serie A mbetet pa asnjë skuadër në gjysmëfinalet e Kupave të Europës. Bolonja u eliminua në çerekfinalet e Europa League, duke pësuar një tjetër humbje të thellë 4-0 në fushën e Aston Villa. Anglezët kishin fituar 3-1 edhe në sfidën e vajtjes, ndërsa në shtëpinë e tyre e vranë garën me tre gola që në pjesën e parë. Uotkins, Buendia dhe Roxhers ndalën topin në rrjetë përpara pushimit, ndërsa Konsa në limitet e kohës së rregullt vulosi kualifikimin e Aston Villa në gjysmëfinalet e turneut, ku do të përballet në një derbi anglez kundër Nottingham Forest. Ky i fundit mundi 1-0 Porton, në një prej përballjeve më të forta të çerekfinaleve të Europa League. Pas barazimit 1-1 në sfidën e vajtjes, transferta e portugezëve nisi keq, pasi Bednarek la fushën me karton të kuq në minutën e tetë. Vetëm katër minuta më pas Gibbs-Uajt shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Nottingham, që kujton kohët e largëta të lavdisë europiane. Në gjysmëfinalen tjetër të Europa League do të përballen Braga dhe Freiburg. Me një përmbysje spektakolare, portugezët mundën në transfertë 4-2 Betis. Derbi iberik nisi me epërsinë e dyfishtë të vendasve pas golave të Antoni dhe Elzalzuli. Në pjesën e parë miqtë ngushtuan diferencën me Viktor, ndërsa në të dytën plotësuan triumfin me golat e Vitor Karvajo, Horta me penallti dhe Gorbi. Gjithçka e lehtë ishte për Freiburgun. Gjermanët kishin fituar 3-0 ndeshjen e vajtjes kundër Celta Vigo, ndërsa kaluan me rezultatin 3-1 edhe transfertën spanjolle. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme Macron: Europa të zgjohet! Presidenti francez: Trump do shpërbërjen e BE Premier League dominon merkaton/ Klubet angleze shpenzuan 470 milionë euro në sesionin e dimrit

Lini një Përgjigje