Pikat kryesore
- Analisti Frrok Çupi ka bërë një panoramë të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Itali dhe në Spanjë.
- Gjithashtu Çupi foli edhe për rëndësinë e Integrimit, duke theksuar se procesi i integrimit në BE është në fokusin kryesor.
- Mund të them se është zhvillimi me më shumë reflekse në historinë e diplomacisë tonë.
Analisti Frrok Çupi ka bërë një panoramë të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Itali dhe në Spanjë. Gjithashtu Çupi foli edhe për rëndësinë e Integrimit, duke theksuar se procesi i integrimit në BE është në fokusin kryesor. Mund të them se është zhvillimi me më shumë reflekse në historinë e diplomacisë tonë. Jemi në një situatë kur Europa ka problem të madh me NATO-n, SHBA me Donald Trump, janë problemet me naftën dhe mbi të gjitha probleme si pasojë e luftës në Iran. Kemi një kriza mallrash, krizë energjetike…Por çfarë bën Edi Rama në këtë zonë? Italia ishte njëfarë shprese e Donald Trump, jemi në momentin kur baza themelore e djathtizmit ra në Hungari dhe jemi para faktit se Meloni i tha Trump se jam europiane dhe nuk jam për luftën në Iran. Por ashtu kryeministri i Spanjës i tha Amerikës nuk jam për luftë. Por duhet thënë se Rama shkon si përfaqësues i Bordit të Paqes apo si përfaqësues i Shqipërisë apo shkon si ndërmjetës mes Trump, Sanchez apo Melonit. Këtë nuk mund ta themi për Italinë, por mund ta themi për Sanchez. Kjo lëvizje është një lëvizje diplomatike e nivelit shumë të lartë. Ose Rama po i thotë Europës se jam Europian dhe se marrëdhëniet e Amerikës me Trump janë për të krijuar paqe asgjë më shumë. Ose është një moment tjetër që ‘jemi në momentin kur anëtarë të BE po diskutojnë për procesin e shtetit ligjor”, tha mes të tjerash ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama ndan videon: Zbulime arkeologjike në Murrizë të Lushnjës, vijojnë gërmimet në Kodrën e Pusit FOTO/ Rama: Rilindet shkolla “22 Tetori” në Berat, laboratorë modernë e kushte bashkëkohore për 500 nxënës Rama dëshmitar në gjyqin e Berishës/ Gjikondi: Vendim politik i gjyqtares Ulliri, ja çfarë parashikon Kodi i Procedurës Penale