Është shpërfytyruar”, Burime iraniane: Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime të rënda

Është shpërfytyruar”, Burime iraniane: Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime të rënda

Pikat kryesore

  • Sipas të njëjtave burime, fytyra e Khameneit, është dëmtuar rëndë në sulmin që goditi kompleksin e udhëheqësit suprem në qendër të Teheran, ndërsa ai ka pësuar plagë serioze në njërën ose të dyja këmbët.
  • 56-vjeçari, megjithatë, po shërohet dhe është në gjendje të plotë mendore, sipas burimeve që kërkuan të mbeten anonimë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
  • Ai vazhdon të marrë pjesë në takime me zyrtarë të lartë përmes komunikimeve audio në distancë dhe, sipas dy prej burimeve, ka rol në vendimmarrje për çështje të rëndësishme si lufta dhe negociatat me Uashingtonin.

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, po rikuperohet nga plagë të rënda në fytyrë dhe këmbë që i mori gjatë një sulmi ajror, i cili i kushtoi jetën të atit në fillim të luftës, sipas tre personave të afërt me rrethin e tij të ngushtë, të cituar nga agjencia Reuters. Sipas të njëjtave burime, fytyra e Khameneit, është dëmtuar rëndë në sulmin që goditi kompleksin e udhëheqësit suprem në qendër të Teheran, ndërsa ai ka pësuar plagë serioze në njërën ose të dyja këmbët. 56-vjeçari, megjithatë, po shërohet dhe është në gjendje të plotë mendore, sipas burimeve që kërkuan të mbeten anonimë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Ai vazhdon të marrë pjesë në takime me zyrtarë të lartë përmes komunikimeve audio në distancë dhe, sipas dy prej burimeve, ka rol në vendimmarrje për çështje të rëndësishme si lufta dhe negociatat me Uashingtonin.

Lini një Përgjigje