Erion Isai, kreu i Bashkisë së Kolonjës paraqitet në SPAK

Erion Isai, kreu i Bashkisë së Kolonjës paraqitet në SPAK

Pikat kryesore

  • Erion Isai, kreu i Bashkisë së Kolonjës është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në SPAK.
  • Mbi Erion Isain dhe 6 zyrtarët, SPAK ka ngritur akuzat Shpërdorimit të Detyrës, Shkeljes së Barazisë në Tendera si dhe falsifikim të dokumenteve.
  • Sipas SPAK, hetimi lidhet me dy episode, ku dyshohet se janë kryer këto vepra penale.

Erion Isai, kreu i Bashkisë së Kolonjës është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në SPAK. Kujtojmë se SPAK zgjati edhe me tre muaj hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për zyrtarë të tjerë të Bashkisë, që akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Mbi Erion Isain dhe 6 zyrtarët, SPAK ka ngritur akuzat Shpërdorimit të Detyrës, Shkeljes së Barazisë në Tendera si dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas SPAK, hetimi lidhet me dy episode, ku dyshohet se janë kryer këto vepra penale. Hetimet e SPAK po kryhen nga prokurori Dritan Premçi, ndërsa në SPAK, kryebashkiaku Isai u thirr për herë të parë, në maj të vitit 2023. Rruga e re Korçë-Ersekë pësoi shembje në një pjesë të saj ne shkurt 2024 teksa ishte ende në ndërtim. Ndërsa për sa I përket tenderëve të Ujësjellës Kanalizimeve dyshohet se janë favorizuar kompani për tu fitues. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! FOTO/ Operacioni me Italinë, ky është oficeri i Antiterrorit, mes të arrestuarëve Aksion i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Breshias, lëshohen 21 masa sigurie Dosja “Partizani”, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

Lini një Përgjigje