Pikat kryesore
- Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë para kongresit amerikan për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.
- Miliarderi është ndër figurat e profilit të lartë që pranon dëshmojë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, në një seancë të planifikuar për në 10 qershor.
- Gates nuk është akuzuar për sjellje të keqe nga asnjë prej viktimave të Epstein, dhe përfshirja e tij në dosjet hetimore nuk nënkupton ndonjë aktivitet kriminal.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë para kongresit amerikan për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein. Miliarderi është ndër figurat e profilit të lartë që pranon dëshmojë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, në një seancë të planifikuar për në 10 qershor. Gates nuk është akuzuar për sjellje të keqe nga asnjë prej viktimave të Epstein, dhe përfshirja e tij në dosjet hetimore nuk nënkupton ndonjë aktivitet kriminal. Megjithatë detajet rreth komunikimeve dhe marrëdhënies së Gates me Epstein u përfshinë në më shumë se tre milionë dokumente të publikuara nga departamenti amerikan i drejtësisë. Gates ka pranuar se kishte lidhje me gra ruse për të cilat Epstein ishte në dijeni. Epstein madje fliste për një infeksion seksualisht të transmetueshëm që kërkonte trajtim me antibiotikë, që Gates e kishte marrë nga marrëdhëniet jashtëmartesore. Në një email, Epstein pretendoi se themeluesi I Microsoft gjithashtu kërkoi t’i jepte fshehurazi antibiotikë gruas së tij të atëhershme, Melinda Gates. Miliarderi është i fundit në një varg figurash të famshme dhe të fuqishme që do të japin dëshmi para hetuesve të Komitetit Mbikëqyrës për çështjen Epstein. Të tjerë që janë paraqitur përfshijnë ish-Presidentin Bill Clinton, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Komiteti ka kërkuar gjithashtu intervista me Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick dhe ish prokuroren e përgjithshme Pam Bondi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dosja Epstein/ Bill Gates do të dëshmojë në Kongres më 10 qershor Agjenti i modeleve në dosjet “Esptein”/ Zbulohen komunikimet, si rekrutonte vajzat e reja që ia çonte pedofilit I doli emri te dosja “Epstein”, dirigjenti i famshëm mbetet jashtë skenës