Landi i “West Side Family”: Mora vesh për vdekjen e Dr.Florit nga lajmet në televizor

Landi i “West Side Family”: Mora vesh për vdekjen e Dr.Florit nga lajmet në televizor

Pikat kryesore

  • Roland Hysi është i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për karrierën e gjatë, industrinë muzikore si dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr.Florit.
  • Ai në një moment tregon se si e kuptoi për vdekjen e anëtarit të “West Side Family”.
  • “Sa u thyet emocionalisht në momentin kur ndërroi jetë Dr.Flori?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

Roland Hysi është i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për karrierën e gjatë, industrinë muzikore si dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr.Florit. Ai në një moment tregon se si e kuptoi për vdekjen e anëtarit të “West Side Family”. “Sa u thyet emocionalisht në momentin kur ndërroi jetë Dr.Flori?”, ka qenë pyetja që iu drejtua. “Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha, mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë”, u shpreh ai. Landi dhe banori aktual i Big Brother VIP Albania 5, Armir Shahini, kanë vazhduar më pas me label-in e tyre duke sjellë projekte të shumta. Pjesë e këtij grupi pas ndarjes nga jeta të Florit u bë vëllai i tij, Alban Kondi. Të njëjtit janë rikthyer në vëmendje të publikut pas futjes së Mirit në BBVA.

Lini një Përgjigje