Endri Prifti dhe Ola Bruko do të martohen së shpejti, zbulohen planet për dasmë!

Endri Prifti dhe Ola Bruko do të martohen së shpejti, zbulohen planet për dasmë!

Pikat kryesore

  • Nga një bashkëpunim profesional në ekran te plane konkrete për një jetë së bashku.
  • Të ftuar pasditen e kësaj të hëne në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti vendosi të flasë për herë të parë hapur për rrugëtimin e tyre sentimental.
  • Përveç kujtimeve nga fillimet e marrëdhënies, Endri dhe Ola zbuluan edhe planet e ardhshme, që përfshijnë fejesën, martesën dhe një dasmë tradicionale, “me të gjitha adetet”.

Nga një bashkëpunim profesional në ekran te plane konkrete për një jetë së bashku. Historia e artistit të njohur Endri Prifti dhe gazetares Ola Bruko ka tejkaluar prej kohësh kufijtë e një romance të lindur para kamerave, duke u shndërruar në një lidhje të konsoliduar që tashmë po hyn në një kapitull të ri. Të ftuar pasditen e kësaj të hëne në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti vendosi të flasë për herë të parë hapur për rrugëtimin e tyre sentimental. Përveç kujtimeve nga fillimet e marrëdhënies, Endri dhe Ola zbuluan edhe planet e ardhshme, që përfshijnë fejesën, martesën dhe një dasmë tradicionale, “me të gjitha adetet”. Rudina Magjistari: Po një fazë tjetër për marrëdhënien tuaj keni menduar, një propozim do të ketë? Endri Prifti: Patjetër që do të ketë! Do të bëhet zyrtarisht me të gjitha adetet. Rudina Magjistari: Cilat janë planet? Endri Prifti: Të gjitha do të bëhen me fejesa dhe martesa, me dasmë me të gjitha. Rudina Magjistari: I paskeni në plan? Endri Prifti: Patjetër, të gjitha! Rudina Magjistari: Hajde paskemi dasmë! Sa mirë! Po, propozimin e keni menduar apo e keni bërë? Ola Bruko: Nuk kemi unaza akoma, por do vijë avash-avash. Endri Prifti: Vjen vetë ajo në mënyrë spontane.

Lini një Përgjigje