Pikat kryesore
- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sot në seancën për votimin e qeverisë së re që dështoi në votim, prezantoi edhe emrat për kabinetin qeveritar.
- Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi s’kishte asnjë pozitë në kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga Kurti.
- Gjithashtu një emër tjetër ishte edhe ai i Rozeta Hajdarit e cila ishte lënë jashtë, duke e zëvendësuar me Mimoza Kusari-Lilën.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sot në seancën për votimin e qeverisë së re që dështoi në votim, prezantoi edhe emrat për kabinetin qeveritar. Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi s’kishte asnjë pozitë në kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga Kurti. Gjithashtu një emër tjetër ishte edhe ai i Rozeta Hajdarit e cila ishte lënë jashtë, duke e zëvendësuar me Mimoza Kusari-Lilën. Poashtu, edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’kishte ndonjë pozitë, duke e zëvendësuar me Avni Zogianin. Ndërsa kishte edhe befasi tjera. Donika Gërvalla u prezantua nga Kurti si Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, duke e larguar kështu nga ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e duke vënë në këtë pozitë ish-kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Fitore Pacollin, Kurti e prezantoi si Ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Si Ministër të Kulturës ai prezantoi aktorin, Fatmir Spahiu. Ndërsa, Xhelal Sveçlës, Ejup Maqedoncit, Arben Vitisë, Artane Rizvanollit ua kishte besuar pozitat e njëjta. Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.