Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, nga viti 2008 deri në 2024, rreth 1 milion shqiptarë kanë siguruar leje qëndrimi për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian. Kjo shifër tregon se shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsisë që vazhdon të jetojë në Shqipëri. Megjithatë, kur përfshihen emigrantët që jetojnë në vende jashtë BE-së, si Britania, SHBA, Kanada dhe të tjera, numri i shqiptarëve jashtë atdheut është ndjeshëm më i lartë.
Analiza e të dhënave të Eurostat tregon një rritje të vazhdueshme të emigracionit, e cila është përshpejtuar vitet e fundit. Ky trend tregon një prirje afatgjatë, me mijëra qytetarë që çdo vit kërkojnë mundësi më të mira për punë dhe jetë në vendet e BE-së. Paga mesatare në Shqipëri vazhdon të mbetet shumë poshtë asaj të vendeve të Bashkimit Europian dhe rajonit, duke nxitur kështu kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë.
Një pjesë e konsiderueshme e lejeve të qëndrimit janë dhënë gjithashtu për arsye bashkimi familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë sjellë familjarët e tyre, duke kontribuar në rritjen e numrit të lejeve të reja çdo vit, veçanërisht në vitet e fundit. Me këtë shifër prej 1 milion lejesh qëndrimi, Shqipëria renditet ndër vendet me emigracionin më të lartë në raport me popullsinë, duke e bërë atë një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve në Europë.
Mendim personal
Emigracioni masiv tregon nevojën për të adresuar sfidat ekonomike dhe sociale që përballen shqiptarët në vendin e tyre