Pikat kryesore
- Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit.
- Skuadrat prodhuan shumë pak raste duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre.
- Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë.
Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit. Skuadrat prodhuan shumë pak raste duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë. Pas kësaj jave, verdheblutë udhëheqin të vetëm kampionatin. Kjo falë fitores në transfertë të Teutës kundër Vllaznisë. Shkodranët u mposhtën në shtëpi me golin e realizuar nga Beshiraj. Durrsakët ngjiten në katërshe dhe “Demat” gjithashtu ngjiten në renditje duke marrë vendin e 6-të. Vllaznia u mposht në shtëpi nga Teuta, me durrsakët që kthehen në garë për vendin e katërt, ndërsa shkodranët humbën kreun e klasifikimit. Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e bëri një gol në fund i Beshirajt, shkruan A2. Por, ka pasur edhe polemika pothuajse për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët.