Pikat kryesore
- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dy terroristët në Orosh, Juljan Çumrraku dhe Hamza Uka, kishin humbur nga radarët e policisë, teksa ishin në kërkim.
- Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se ata do krijonin celulë terroriste.
- “Duhet saktësuar diçka, policia ka qenë e shqetësuar kohët e fundit, këto persona të skeduar kishin humbur nga radarët.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dy terroristët në Orosh, Juljan Çumrraku dhe Hamza Uka, kishin humbur nga radarët e policisë, teksa ishin në kërkim. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se ata do krijonin celulë terroriste. “Duhet saktësuar diçka, policia ka qenë e shqetësuar kohët e fundit, këto persona të skeduar kishin humbur nga radarët. Kishte filluar një formë e kërkimit të tyre, por pa rënë në sy. Ata kanë rezistuar, në ato moment është njoftuar drejtori i qarkut. Është njoftuar drejtori Proda për arrestimin e tyre. Ishin të skeduar, rrezikshmëria e lartë, ishte për shkak të eksperiencës së tyre komando, në Irak dhe Pakistan. Mund të ketë edhe persona të tjerë. Rreziku më i madh i antiterrorit, këta janë. Ne kemi disa xhami që janë të paregjistruar në komunitetin tonë mysliman. Nuk e dimë kush janë imamët, çfarë predikohet. Mund të kemi disa nga këto celula të rrezikshme. Duhet përmendur puna e mirë e negociatorëve të RENEA.”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Berisha në SPAK për 21 janarin/ Karamuço tregon detaje: Po bëhet një hetim kompleks, po shqyrtohen… “Korrupsioni, 2025 vit i dobët për SPAK”/ Karamuço: Politikanë që bëjnë pazare në SKY ECC, pse nuk u nxjerrin dosjet? Akuzat e PD/ Karamuço: Kontratat e Begajt me spitalet, të vjetra. Ka një punë, atë të presidentit