Pikat kryesore
- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë. SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg dhe ndalim për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike për Ervis Berberin, ndërsa ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Gentjan Gjylin dhe t’i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 3 vjeçare. Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Pretenca për të pandehurit e tjerë: 1-Personi Juridik “Net Group”, 2-Personi Juridik “DAAM”, 3-Adela Kica, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 4-Adja Strazimiri,1 vit e 6 muaj që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 5-Adrian Kroi,1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 6-Altin Llazi Marko, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 7-Artan Leskoviku, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 8-Bledar Aliaj, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 9-Blerta Musabelli, 2 vite burg që konvertohet në punë me interes publik, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 10-Brunilda Luli, 7 vite e 6 muaj muaj burg, që konvertohet në shërbim prove për 4 vite 11-Denis Xhoxhi, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 12-Ela Goxhaj,1 vit 6 muaj burg që konvertohet në 150 orë pune me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 13-Erald Elezi, 1 vit e 6 muaj burg që reduktohet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 14-Ervis Lami, 7 vjet e 6 muaj burgim që reduktohet me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar pjesa e mbetur shërbim prove 4 vite. 15-Genti Raça, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 18-Gezim Ali Noni, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 19-Jetmira Dervishi, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet bë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 21-Kamelia Fatri Tafaj, 2 vite burg që konvertohet bë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 22-Orjon Myzafer Islamaj, 1 vit burg që në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 23-Shkelqim Dervish Lusha, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 24-Valbona Sulejman Pepa, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite 25-Valter Nimet Begaj eshte me gjykim te zakonshem Shtuar më 17.04.2026 11:10