Egli Tako dhe Gjesti janë përballur me një diskutim të tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Egli i ka kërkuar llogari për disa veprime që kanë ngritur dyshime mbi ndjenjat e tij të vërteta.
Gjatë bisedës, ajo i kujtoi një moment që u bë viral në rrjetet sociale – kur Gjesti, në dhomën e grimit, po fliste me ish-të dashurën e tij, Diellzën, nëpërmjet kamerave. Sipas Eglit, ky veprim tregon se Diellza nuk është vetëm një “ish”, por ende ka një vend të rëndësishëm në jetën e tij.
“Bën çfarë ke bërë për mua dhe në një moment të caktuar, në një dhomë tjetër, shkon dhe flet me partneren nëpërmjet kamerave. E thërret me emër dhe i flet vajzës që i ke shkruar letër,” i tha ajo. Më tej, Egli shtoi: “Ish-partneren tënde, që tregon se nuk është një ish-partnere.”
Gjatë darkës sqaruese, ata kanë diskutuar për shumë ngjarje që kanë ndodhur në shtëpi, por raporti mes tyre duket se mbetet ende i tensionuar. A do të arrijnë të sqarojnë ndjenjat e tyre apo ky debat do të thellojë më tej përçarjen mes tyre?