Kongres të mbarë…! Te ky Kongresi Botëror i – lajmi i plotë

Kongres të mbarë…! Te ky Kongresi Botëror i – lajmi i plotë

Pikat kryesore

  • Te ky Kongresi Botëror i Ligjit, besoj ne do prezantojmë arritjet e reformës me famë botërore të drejtësisë.
  • Ishte sistemi me 40 000 çështje në pritje dhe, pas reformës u bë me 100 000.
  • Marrja e një date gjyqi ishte me maksimumi 2 muaj vonesë, sot pas reformës e merr me 6 deri në 8 muaj nga seanca ku je.

Te ky Kongresi Botëror i Ligjit, besoj ne do prezantojmë arritjet e reformës me famë botërore të drejtësisë. Rezultate të tilla si: 1. Ishte sistemi me 40 000 çështje në pritje dhe, pas reformës u bë me 100 000. 2. Marrja e një date gjyqi ishte me maksimumi 2 muaj vonesë, sot pas reformës e merr me 6 deri në 8 muaj nga seanca ku je. 3. Heqja nga puna e gjykatësve e prokurorëve pa hesap e kriter, me procese degjenerimi publik dhe nga një trupë e përzgjedhur kasapësh. U hoqën edhe ata që dhanë dënime me burgim të përjetshëm në emër të kësaj Republike që nuk mbron dot punonjësit e vet. 4. Agresionin ekstrem të drejtësisë penale ndaj lirisë së individit, dinjitetit, zotësisë e pasurisë së tij. Duhet ta prezantojmë modelin tonë të reformës, me moton se pa luftë klasash dhe po nuk u kënaq turma nuk ka drejtësi. Madje drejtësia e vërtetë bëhet nga gazetarët e burimeve, jo nga gjykatësit në sallë gjyqi. 5. Shndërrimi i arrestit me burg si masë ndëshkimi dhe dënimi faktik pa prova e pa proçes. Gjykata jonë penale e reformuar tashmë njeh dhe zbaton vetëm arrestin me burg. Mirë është që këtë pikë ta shoqërojnë me videon e arrestit të Presidentit Meta. 6. Drejtësia jonë penale e reformuar mund të fillojë proçedim penal edhe pa fakt apo ngjarje penale. Mjafton një përgjim, bisedë, apo denoncim inatçorësh apo anonimësh. Çështjet fillohen edhe për veprime e vendime që janë të ligjshme, mjafton një thashethem. 7. Gjykatësit e prokurorët e Republikës kanë dëshirë të varen nga ambasadorë të huaj, dhe jo nha Republika ku shërbejnë e paguhen. Duhet të prezantojmë edhe përvojën se si ja fut shqiptari shqiptarit për llogari të një shteti tjetër. 8. Sallat e gjyqeve janë si kafazë me blinda brenda, ku jo transparencë që nuk bëhet, po as garancitë e barazisë në proçes nuk sigurohen. I pandehuri në gjykim prezumohet shtazë, jo njeri me dinjitet e të drejta. Besoj se do jetë eksperiencë unike për t’u ndarë me botën ligjore fakti se gjykata nuk del dot as mbi Drejtorinë e Burgjeve… Edhe për këtë arritje ka pamje filmike pa fund.. Mund të organizohen edhe vizita në hotelin me 5 yje GJKKO. 9. Ndryshimi i Kushtetutës e ligjeve në këtë vënd është bërë si zinxhiri i pantallonave, që hapet e mbyllet disa herë në ditë. Besoj është unik edhe fakti se ne kemi një Kushtetutë ku në tekstin e saj gjenden fjalët korrupsion dhe krim i organizuar. 10. Ngritja e strukturave të posaçme/speciale, është bërë në mënyrë të përhershme. Të ngrira në Kushtetutë madje. I duhet prezantuar botës ligjore ideja se modeli i gjykatës së Nürembergut, mund të funksionojë përjetësisht. Duhet ta prezantojmë kryearritjen ligjore ku shteti i masave të posaçme e ka zëvendësuar shtetin normativ. 11. Si ndarja e pushteteve shuhet, kur zhduken ballancat ndërmjet tyre. Duhet ti spjegojmë me durim botës ligjore se si e kemi ndryshuar organizimin kushtetutues të pushteteve, ku asnjëri pushtet nuk lidhet gjëkundi me tjetrin. Duhet t’u themi se si kemi bërë jo një Republikë me 3 pushtete por tre Republika nën një pushtet. 12. Ashpërsimi i ligjeve nuk parandalon asnjë fenomen kriminal. Duhet t’u themi botës ligjore se sa më shumë ashpërsojmë ligjet e korrupsionit aq më shumë na shtohet korrupsioni. Njësoj edhe për trafikun rrugor, mbajtjen e armëve e madje edhe vrasjet. T’ua themi botës ligjore mbarë këto gjëra se janë interesante. Ja, me kaq gjëra them ta njohim kongresin e botës së ligjeve, se me më shumë arritje kam frikë se ngarkohen… Mbase edhe bota mëson nga ne të ecë në rrugë të pashkelura….

Lini një Përgjigje