Aktorja Arjola Demiri ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania dhe ndikimin që ky reality show ka te konkurrentët pas daljes nga shtëpia. E ftuar në emisionin “N’krejt debat”, ajo ndau mendimet e saj për të mirat dhe sfidat që sjell ky format.
Sipas saj, Big Brother mund të jetë një mundësi e mirë për disa, por për të tjerë ka rezultuar në një përvojë të vështirë psikologjikisht. “Njoh persona që kanë lënë të gjitha paratë në psikologë pas daljes nga shtëpia,” tha Arjola, duke nënkuptuar presionin e madh që përjetojnë ish-konkurrentët.
Ajo hodhi poshtë zërat se në Big Brother ka skenarë të parapërgatitur, duke theksuar se produksioni nuk i drejton lojtarët në mënyrën se si duhet të sillen apo të flasin. “Nuk ka skenare siç flitet nga jashtë apo supozohet që thonë të thërrasin në dhomën e rrëfimit dhe të mësojnë si të sillesh, si të flasësh,” u shpreh ajo.
Arjola theksoi se ndërsa konkurrentët përgatiten për të hyrë në shtëpinë e Big Brother, asgjë nuk mund t’i përgatisë ata për sfidat e jetës pas daljes nga reality show. “Ne përgatitemi për futjen brenda në Big Brother, por për pasojat jashtë nuk mund të përgatitesh,” tha ajo.
Sipas saj, ka pasur raste ku fitues të mëparshëm të Big Brother kanë përdorur shpërblimin financiar për terapi psikologjike. “Ti ke fitues të Big Brother që është fakt që paratë pasi kanë dalë nga Big Brother, po flas për një Big Brother të thjeshtë që nuk dua të jap emra, i kanë përdorur për psikologë, për terapi që të marrin veten dhe nuk del dot nga Big Brother,” përfundoi ajo.
Deklaratat e Arjolës hedhin dritë mbi anën e errët të famës së menjëhershme që sjell ky reality show dhe presionin e madh që konkurrentët përjetojnë pas daljes nga shtëpia.