LIVE! Mbahen homazhet në nder të Servet Pëllumbit, sot ceremonia e përcjelljes për në…

LIVE! Mbahen homazhet në nder të Servet Pëllumbit, sot ceremonia e përcjelljes për në…

Pikat kryesore

  • Mbahen sot homazhet në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë (5 maj) në moshën 89-vjeçare.
  • Arkmorti është vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku qytetarë, familjarë dhe zyrtarë do t’i japin lamtumirën e fundit.
  • Homazhet nisën në orën 09:30, ndërsa në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit, me shoqërim sipas protokollit shtetëror.

Mbahen sot homazhet në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë (5 maj) në moshën 89-vjeçare. Arkmorti është vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku qytetarë, familjarë dhe zyrtarë do t’i japin lamtumirën e fundit. Homazhet nisën në orën 09:30, ndërsa në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit, me shoqërim sipas protokollit shtetëror. Në orën 13:00, kortezhi do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i Servet Pëllumbit. Kush ishte Servet Pëllumbi Servet Pëllumbi ka qenë një nga eksponentët kryesorë të së majtës shqiptare duke luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimet politike përgjatë viteve të demokracisë. Ai lindi më 14 dhjetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës dhe ka qenë figurë qendrore e politikës shqiptare, akademik dhe filozof, i cili shërbeu si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2005. Pëllumbi është vlerësuar si një nga personalitetet kryesore të Partisë Socialiste dhe shpesh cilësohej si “ideologu” i kësaj force politike, duke luajtur një rol kyç në transformimin e saj gjatë viteve ’90. Përveç drejtimit të Parlamentit, ai ka shërbyer si deputet në disa legjislatura, duke përfaqësuar vendlindjen e tij, Korçën. Servet Pëllumbi ishte profesor dhe doktor i shkencave filozofike.

Lini një Përgjigje