Berisha në Krujë: Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Europës, pa luftërat…

Berisha në Krujë: Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Europës, pa luftërat…

Pikat kryesore

  • Në fjalimin e tij në Krujë, ku po mbahet ceremonia përkujtimore e datëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Berisha u shpreh se, pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të saj.
  • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës.
  • Në fjalimin e tij në Krujë, ku po mbahet ceremonia përkujtimore e datëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Berisha u shpreh se, pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të saj.

Në fjalimin e tij në Krujë, ku po mbahet ceremonia përkujtimore e datëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Berisha u shpreh se, pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të saj. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës. Në fjalimin e tij në Krujë, ku po mbahet ceremonia përkujtimore e datëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Berisha u shpreh se, pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të saj. “Miq, janë shkruar mijëra vepra, por figura e Skënderbeut meriton mijëra të tjera, meriton çdo nderim, meriton çdo vepër. Ndaj dhe për ne, sot këtu kremtojmë pavdekësinë e tij. Skënderbeu për 25 vite zhvilloi 25 beteja. Si askush tjetër i fitoi ato. Betejat e tij janë një kryevepër e artit ushtarak që edhe sot studiohen në akademitë ushtarake më serioze të botës. Skënderbeu ishte dhe është habia e shekujve se si një njeri, me pak njerëz, pa mbështetje, i qëndroi perandorisë më të madhe të kohërave. I qëndroi dhe e mundi atë me 25 beteja. Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Europës. Burra të shquar e kanë njohur atë, kontributin e tij si të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Europës nga Perandoria Osmane. E vërteta është se pa luftërat e tij, osmanët do kishin hyrë me kohë në zemër të Europës. Ndaj dhe e kanë quajtur Atleti i Krishtit, Papa e ka quajtur. Shpata e Krishtërimit. Mbrojtësi kryesor i qytetërimit perëndimor dhe krishterimit”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje