Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Pikat kryesore

  • Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar sërish për situatën në juglindje të vendit, e cila prej disa ditësh vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së tokës.
  • Ai ironizon situatën duke e krahasur me Portugalinë, ku thotë se ka ndodhur shemba e rrugës nga të njëjtat fenomene, por aty ndryshe nga Shqipëria opozita “është në gjumë” dhe nuk akuzon qeverinë për korrupsion.
  • pic.twitter.com/UeAyAl6uE3 — Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2026

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar sërish për situatën në juglindje të vendit, e cila prej disa ditësh vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së tokës. Ai ironizon situatën duke e krahasur me Portugalinë, ku thotë se ka ndodhur shemba e rrugës nga të njëjtat fenomene, por aty ndryshe nga Shqipëria opozita “është në gjumë” dhe nuk akuzon qeverinë për korrupsion. Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar! Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e… pic.twitter.com/UeAyAl6uE3 — Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2026

Lini një Përgjigje