E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

Pikat kryesore

  • Një mjek kirurg në spitalin e Korçës, Nikolla Nunka, është arrestuar nga policia pasi ndaj tij një 21-vjeçare ka bërë kallëzim për ngacmim seksual.
  • Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apendicitit.
  • Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar, si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

Një mjek kirurg në spitalin e Korçës, Nikolla Nunka, është arrestuar nga policia pasi ndaj tij një 21-vjeçare ka bërë kallëzim për ngacmim seksual. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apendicitit. Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar, si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor. 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i mjekut. Nunka ka qenë më parë i arrestuar nga policia e Korçës për mitmarrje ndërsa burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se çështja ndodhet ende në fazën paraprake të hetimit dhe doktori është marrë nga spitali i Korçës ku ka qenë në punë, shoqëruar me forca të policisë, dhe çuar menjëherë në komisariatin e Korçës për t’u marrë në pyetje. E reja ka shtuar se nuk ka mundur të ketë prova filmike pasi doktori përherë kur hynte në dhomën e mjekimit i kërkonte të hiqte telefonin. Pritet të vendoset nga prokuroria e Korçës në rast se Nunka do të jetë në paraburgim deri në masën e sigurisë apo do të ndiqet në gjendje të lirë.

Lini një Përgjigje