Pikat kryesore
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerëson me Certifikatën e Karrierës, 7 punonjës policie që kanë shërbyer për më shumë se 4 dekada në strukturat e Policisë së Shtetit.
- Secili prej jush ka lënë gjurmë në strukturat ku ka shërbyer dhe ka kontribuuar në ndërtimin e një policie më profesionale dhe më të besueshme.
- Të nderuar kolegë që mbyllët karrierën, Pensioni nuk është fundi i kontributit tuaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerëson me Certifikatën e Karrierës, 7 punonjës policie që kanë shërbyer për më shumë se 4 dekada në strukturat e Policisë së Shtetit. Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm: Sot është një ditë vlerësimi, respekti dhe mirënjohjeje për 7 kolegët tanë, të cilët pas një rruge të gjatë dhe dinjitoze në radhët e Policisë së Shtetit, mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale. Jemi mbledhur jo thjesht për të përcjellë disa punonjës në pension, por për të vlerësuar dhe nderuar kolegë që kanë dhënë dekada nga jeta e tyre për sigurinë publike, për forcimin e institucioneve dhe për edukimin e brezave të rinj të Policisë. Secili prej jush ka lënë gjurmë në strukturat ku ka shërbyer dhe ka kontribuuar në ndërtimin e një policie më profesionale dhe më të besueshme. Të nderuar kolegë që mbyllët karrierën, Pensioni nuk është fundi i kontributit tuaj. Është fillimi i një etape të re në jetën tuaj, për më shumë kohë për veten, për familjen që ka qenë mbështetja juaj më e madhe gjatë viteve të shërbimit, shpesh duke ndarë me ju vështirësitë, sakrificat dhe mungesat që sjell kjo detyrë. Lidhja juaj me Policinë e Shtetit nuk mbaron sot. Përvoja, profesionalizmi dhe vlerat që keni ndërtuar ndër vite do të mbeten një referencë e vyer për brezat e rinj. Ndaj, edhe pas daljes në pension, dera e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e hapur për ju, për mendimet, këshillat, sugjerimet dhe eksperiencën tuaj të vyer. Në emër të Policisë së Shtetit dhe në emrin tim personal, ju falënderoj dhe ju uroj shëndet, jetë të gjatë, qetësi dhe krenari për gjithçka keni dhënë për Policinë e Shtetit dhe për qytetarët shqiptarë. Punonjësit e Policisë që dolën në pension falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për vlerësimin që iu bëri për kontributin dhe përkushtimin gjatë punës disadekadëshe në strukturat e Policisë së Shtetit dhe i uruan atij, suksese në përmbushjen e kësaj detyre kaq të rëndësishme dhe fisnike që ai ka marrë përsipër, siç është drejtimi i Policisë së Shtetit, për t’iu shërbyer qytetarëve. Gjithashtu, ata falënderuan eprorët dhe kolegët, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë patur gjatë viteve të karrierës, si dhe iu uruan atyre, suksese të mëtejshme. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të Akademisë së Sigurisë, kolegë të punonjësve të Policisë që mbyllën karrierën. Për kontributin e dhënë ndër vite, me rastin e daljes në pension, u vlerësuan me Certifikatën e Karrierës, Drejtues i Parë Albert Dervishaj, Drejtues i Parë Skender Kalemi, Drejtues Dritan Avdyli, Drejtues Remzi Brahimi dhe kryekomisarë Nikolin Thana, Idajet Shatro dhe Arben Ibro. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Presidenti Macron bën thirrje për partneritet teknologjik Afrikë-Evropë BE, fonde të tjera për Shqipërinë/ Abedinaj: Përthithja e tyre ndihmon në avancimin e reformave Kreditë me probleme, të qëndrueshme/ BSH: Në tre muajt e parë 2026 qëndruan poshtë 4 përqind