Pikat kryesore
- Gjatë inaugurimit të ambienteve të reja, Bani bëri të ditur se janë strukturuar 16 zyra të gjyqtarëve, ndërsa është krijuar edhe një zyrë e posaçme për median, në funksion të gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore.
- Sipas Banit, janë krijuar gjithashtu hapësira të reja për dëshmitarët, duke vlerësuar rolin thelbësor të tyre në proceset gjyqësore.
- Ai theksoi se çdo ambient i ri i shtohet funksionalitetit dhe standardeve të institucionit.
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , Erion Bani , deklaroi se institucioni ka përfunduar një sërë investimesh infrastrukturore, me fokus rritjen e transparencës, sigurisë dhe dinjitetit institucional. Gjatë inaugurimit të ambienteve të reja, Bani bëri të ditur se janë strukturuar 16 zyra të gjyqtarëve, ndërsa është krijuar edhe një zyrë e posaçme për median, në funksion të gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore. Sipas Banit, janë krijuar gjithashtu hapësira të reja për dëshmitarët, duke vlerësuar rolin thelbësor të tyre në proceset gjyqësore. Ai theksoi se çdo ambient i ri i shtohet funksionalitetit dhe standardeve të institucionit. Kryetari i GJKKO nënvizoi se sallat e gjykimit tashmë plotësojnë kushte dinjitoze dhe se investimet janë përqendruar edhe në rritjen e sigurisë. Në fjalën e tij, Bani u ndal edhe te përdorimi i pasurive të konfiskuara nga aktivitetet kriminale, duke theksuar se ato tashmë po rikthehen në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë. “Janë strukturuar 16 zyra të gjyqtarëve. Kjo rrit dinjitetin institucional dhe dinjitetin ndaj qytetarëve. Sot përurojmë dhe zyrën e mediave, vetëm për gazetarët. Një gjykatë nuk duhet të jetë e mbyllur ndaj publikut. Kjo gjykatë e sheh transparencën si pjesë të kulturës së saj institucionale. Hapësirë e re për dëshmitarët, sepse dëshmitari ka rol thelbësor. Çdo ambient i ri ka një kuptim. Salla e gjykimit plotësojnë kushte dinjitoze. Kemi synuar që siguria dhe dinjiteti të mos përjashtojnë njëra tjetrën, por të plotësojnë njëra tjetrën. Siguria është kusht për pavarësinë e gjykimit dhe për mbrojtjen e atyre që hyjnë në gjykatë. Janë bërë investimeve infrastrukturën e sigurisë në këto ambiente. Këto investime e kanë bërë GJKKO të denjë, më të mbrojtur dhe më të qëndrueshme në funksion. Fondet që dikur kanë qenë burim i veprimtarisë të paligjshme, kthehen në hapësira dhe shërbim për qytetarët. Krimi nuk shpërblehet, përkundrazi, pasuria e krijuar jashtë ligjit merret dhe vendoset në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë. Pasuria e krijuar nga krimi, nuk është e sigurt, por ajo merret dhe konfiskohet”, tha Bani. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Prokurimet publike/ Rama: Jemi në fazë shumë të avancuar të negociatave të përparimit në këtë fushë “Investimi, shenjë e shtetit të së drejtës”, Erion Bani: GJKKO do të vazhdojë të udhëhiqet drejt sigurisë Përurohen mjediset e reja të GJKKO/ Rikonstruktohen 4 salla gjyqi, holli, dhoma e mediave! Erion Bani: Drejtësia është për qytetarin