Pikat kryesore
- Lajmi i ndarjes është mbajtur larg syve të mediave dhe është konfirmuar nga burime të afërta, të cilat theksojnë se çifti është ndarë prej kohësh.
- Sipas burimeve ekskluzive për By LS, artisti ka filluar një kapitull të ri të jetës së tij dhe prej disa kohësh është në një lidhje të re, e cila ka marrë një drejtim serioz.
Reperi i njohur dhe një nga figurat më të rezervuara të skenës shqiptare, Viktor Palokaj (Unikkatil), është në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, pasi raportohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten, Valbona. Lajmi i ndarjes është mbajtur larg syve të mediave dhe është konfirmuar nga burime të afërta, të cilat theksojnë se çifti është ndarë prej kohësh. Megjithatë, zhvillimet nuk ndalen aty. Sipas burimeve ekskluzive për By LS, artisti ka filluar një kapitull të ri të jetës së tij dhe prej disa kohësh është në një lidhje të re, e cila ka marrë një drejtim serioz.