Dyshimet: Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit në Shkozë?

Dyshimet: Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit në Shkozë?

Pikat kryesore

  • Gazetari i kronikës në Klan News, Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja lidhur me tritolin që ishte vendosur në një market, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, 25 maj.
  • Sipas informacioneve marketi ku u vendos tritoli në orët e para të mëngjesit në Shkozë është në pronësi të shtetasit L.L., babait të dy djemve të në kërkim për atentatin e një jave më parë të ndodhur në Shkozë.
  • Ku sipas informacioneve shënjestër e atentatit ishte fqinji i tij, i cili ndodhej në “arrest shtëpie”.

Gazetari i kronikës në Klan News, Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja lidhur me tritolin që ishte vendosur në një market, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, 25 maj. Sipas informacioneve marketi ku u vendos tritoli në orët e para të mëngjesit në Shkozë është në pronësi të shtetasit L.L., babait të dy djemve të në kërkim për atentatin e një jave më parë të ndodhur në Shkozë. Nga atentati mbeti i plagosur në këmbë një polic. Ku sipas informacioneve shënjestër e atentatit ishte fqinji i tij, i cili ndodhej në “arrest shtëpie”. Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të dy vëllezërve në kërkim. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit, megjithatë deri tani nuk dihet autori. Ai është i maskuar mirë dhe largohet nëpër rrugica në këmbë.

Lini një Përgjigje