Pikat kryesore
- Mëngjesin e sotëm, një aksidenti i rëndë u regjistrua në fshatin Mengel në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar.
- I mituri u përplas për vdekje nga një automjet që drejohej nga 61-vjeçari Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle.
- Siç bëhet me dije, shkolla ka qenë pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd.
Mëngjesin e sotëm, një aksidenti i rëndë u regjistrua në fshatin Mengel në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar. I mituri u përplas për vdekje nga një automjet që drejohej nga 61-vjeçari Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle. Siç bëhet me dije, shkolla ka qenë pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd. Fëmija ka qenë me nënën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal. Sakaq, 61-vjeçari është shoqëruar në Komisariat. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.