Pikat kryesore
- Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për 4 persona.
- u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan.
Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për 4 persona. Sekuestrohen para chash në ‘exchange’ Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për katër persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë e franga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës. Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë, -40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro, -8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund, -9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan, -10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga, -3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez, -85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira, -1 pajisje DVR -2 blloqe shënimesh Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan. Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: -13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë; -91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro; -7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund; -12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe -5 pajisje elektronike “Kompjuter” Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan; -3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe -118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal. loading…