Berisha i kujton Brahos dosjet: Heto Dumanin, e ke te Toyota Yaris

Berisha i kujton Brahos dosjet: Heto Dumanin, e ke te Toyota Yaris

Pikat kryesore

  • Sipas Sali Berishës në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, nuk kishte patur asgjë të veçantë.
  • Nuk e tha, por e la të kuptojë se nga rasti Dumani, kishte një progres.
  • “Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë.

Nuk e uroi, nuk ia përmendi emrin, por as nuk e sulmoi. Sipas Sali Berishës në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, nuk kishte patur asgjë të veçantë. Nuk e tha, por e la të kuptojë se nga rasti Dumani, kishte një progres. “Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo”. Berisha për herë të parë ishte i dashur edhe me Gonzaton. “Përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, se ajo u bë me qëllimin e vetëm për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP-së.” Pra, Berisha thotë që Braho nuk është i Ramës, por i ndërkombëtarëve. Por në fakt Rama e uroi i pari Klodian Brahon” “Lexo pak, si e uroi, mëshirë, mëshirë, mëshirë. Kaq ishte, mëshirë, mëshirë, mëshirë.” Megjithëse, e ka të paqartë se cili ishte i preferuari i Ramës për kreun e SPAK, nuk e fshehu dot mërzinë për Dolores Musabelliun”. “Aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.” Por a do vijojë që SPAK-u të jetë SKAP? Për Berishën, kjo varet nga Klodian Braho, të cilit kreu i opozitës, me mënyrën e vet i numëroi dosjet që i akoma varur në zyrë. Një mesazh për Brahon, që ashtu si dikur hetoi Adriatik Llallën, të gjejë guxim të hetojë edhe Dumanin. “Cilido që mendon se deklaratën për organizatë kriminale e kam politike, i kërkoj vetëm një gjë, të lexojë dosjen Toyota Yaris. Do bindet nëse ka në Skap një grup të strukturuar kriminal apo një organizatë kriminale.” Por doktori nuk harroi festën dhe të munguarin e saj të vetëm, Salianjin. Dhe dihet: Për Berishën, demokrat lind, nuk bëhesh. Mesa duket ketë fat nuk do e ketë edhe për shumë kohë, Ervin rebeli. “Nuk e ka ndjerë. Për të qenë aty duhet të ndjesh përvjetorin. Kaq. Nuk e ka ndjerë”

Lini një Përgjigje