Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10…

Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10…

Pikat kryesore

  • I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për bizneset e vogla dhe të mesme në vend.
  • Sipas tij, sfida kryesore që është evidentuar në shumicën e bisedave me sipërmarrësit ka qenë mungesa e financimit.
  • Kryeministri tha se nisma fillimisht nisi si një projekt i dedikuar për bujqësinë, por më pas u zgjerua dhe u kthye në një program të gjerë mbështetjeje për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri.

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për bizneset e vogla dhe të mesme në vend. Rama u shpreh se gjatë takimeve me sipërmarrës të ndryshëm ka parë histori suksesi të ndërtuara mbi eksperiencën e shqiptarëve të kthyer nga emigracioni, shpirtin inovativ dhe dëshirën për të krijuar diçka me vlerë për komunitetin dhe familjet e tyre. Sipas tij, sfida kryesore që është evidentuar në shumicën e bisedave me sipërmarrësit ka qenë mungesa e financimit. Kryeministri tha se nisma fillimisht nisi si një projekt i dedikuar për bujqësinë, por më pas u zgjerua dhe u kthye në një program të gjerë mbështetjeje për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Rama: Kam parë një sërë ndërmarrjesh të vogla, të cilat bazuar në eksperiencën e shqiptarëve dhe shqiptareve të kthyer nga emigracioni, bazuar në shpirtin inovativ, bazuar në vullnetin për të bërë diçka domethënëse në komunitet dhe për të punësuar familjen dhe njerëzit përreth kanë qenë eksperienca të jashtëzakonshme, prekëse dhe eksperienca që më kanë treguar se me një mbështetje financiare ato ndërmarrje mund të rriten. Nuk është vetëm eksperienca e atyre që janë kthyer, por edhe eksperienca e atyre që kanë punuar këtu dhe sot janë gati të hedhin një hap tjetër. Në fund të çdo bisede problemi ka qenë financimi. Kështu ka lindur edhe ky projekt i cili fillimisht ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili ne nxorrëm mësimet tona dhe sot është një projekt që është kthyer në një program shumë serioz mbështetjete të qeverisë shqiptare për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Brenda një kohe shumë të shkurtër do të futet në zbatim një program që j’u hap një derë për të dyfishuar sipërmarrjen tuaj.

Lini një Përgjigje