Pikat kryesore
- Kjo nismë që po ndërmerr qeveria, sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, përbën një hap shumë të rëndësishëm pasi 99% e ndërmarrjeve shqiptare kategorizohen si të vogla dhe të mesme.
- “82% e fuqisë punëtore në Shqipëri punësohet pikërisht nga këto ndërmarrje.
- Rreth 75% e investimeve të kryera në ekonomi vijnë prej tyre.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot, 13 maj, në nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Kjo nismë që po ndërmerr qeveria, sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, përbën një hap shumë të rëndësishëm pasi 99% e ndërmarrjeve shqiptare kategorizohen si të vogla dhe të mesme. “82% e fuqisë punëtore në Shqipëri punësohet pikërisht nga këto ndërmarrje. Rreth 75% e investimeve të kryera në ekonomi vijnë prej tyre. 78% e vlerës së shtuar në ekonomi vjen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sektori, një nga ata me peshën kryesore në ekonomi”, deklaroi Malaj.