Dyfisho sipërmarrjen tënde, nis zbatimin”/ Rama: T’u japim krah ndërmarrjeve. Cikël…

Dyfisho sipërmarrjen tënde, nis zbatimin”/ Rama: T’u japim krah ndërmarrjeve. Cikël…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një iniciativë që synon të mbështesë rritjen dhe kalimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në një nivel më të lartë zhvillimi.
  • Për të kapërcyer barrierat me kreditimin bankar, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Tiranë do të ofrojë asistencë të specializuar për bizneset që kanë ide të besueshme, por u mungojnë kapacitetet e nevojshme projektuese.
  • Ky program do të mbështetet nga një platformë e dedikuar online si urë komunikimi, si dhe nga një cikël takimesh në terren për të nxitur përfshirjen e sipërmarrësve të interesuar.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një iniciativë që synon të mbështesë rritjen dhe kalimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në një nivel më të lartë zhvillimi. Për të kapërcyer barrierat me kreditimin bankar, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Tiranë do të ofrojë asistencë të specializuar për bizneset që kanë ide të besueshme, por u mungojnë kapacitetet e nevojshme projektuese. Ky program do të mbështetet nga një platformë e dedikuar online si urë komunikimi, si dhe nga një cikël takimesh në terren për të nxitur përfshirjen e sipërmarrësve të interesuar. “T’i japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen. Ato që të janë të mesme të rriten dhe të bëhen të mëdha dhe ato që janë të vogla të rriten dhe të bëhen të mesme. Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që e përdorim me efiçencë të lartë, një nga këto është që planet e bizneseve nuk janë mjaftueshëm të angazhuara. Ne angazhuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, ku do të kemi një grup të caktuar për të asistuar bizneset që kanë ide dhe një plan të besueshëm, por nuk kanë kapacitetet. Ky grup i gatshëm do të jetë në dispozicion të të gjitha bizneseve. Website është menduar si një mekanizëm komunikimi, por edhe si një urë që do të na lehtësojë pasqyrën e gjithë këtij programi. Është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të takuar bizneset, por edhe për të nxitur biznese të caktuara për t’u përfshirë në këtë program”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Deri në 1 miliard euro mbështetje për bizneset”/ Rama: Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj për liri e sovranitet

Lini një Përgjigje