Pikat kryesore
- Sezoni i shtatë e emisionit “She’s On Top” pritet që të nisë transmetimin shumë shpejt në ekranin e madh të Top Channel.
- Deri më tani është bërë i ditur vetëm emri i moderatores dhe ajo është Sara Gjordeni.
- Kjo e fundit ka premtuar që ky sezon do të jetë plot surpriza.
Sezoni i shtatë i emisionit She’s On Top pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e Top Channel, duke rikthyer një nga formatet më të ndjekura të spektaklit televiziv në Shqipëri. Deri më tani, emri i vetëm i konfirmuar është ai i moderatores Sara Gjordeni, e cila ka premtuar se ky edicion do të vijë me shumë surpriza dhe risi për publikun.
Ndërkohë, ditën e sotme, Ed Manushi ishte në një lidhje direkte me emisionin Live From Tirana me Ronaldo Sharka, ku zbuloi disa detaje të reja rreth jurisë së këtij sezoni.
I pyetur për zërat që qarkullojnë se Brikena Selmani mund të jetë pjesë e jurisë, ai u shpreh se ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por negociatat janë në një fazë të avancuar.
“Jemi në tentativa të forta sepse ka personazhe të rëndësishëm të këtij edicioni, por edhe të edicioneve të tjera. Jemi në periudhë tentativash dhe vendosjesh. Një gjë është e sigurt, që dy prej anëtarëve të jurisë janë të konfirmuara, po presim edhe dy ditë”, deklaroi ai.
Kjo ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut për emrat që do të ulen këtë vit në panelin e jurisë, ndërsa fansat presin me interes nisjen zyrtare të sezonit të ri të “She’s On Top 7”.