Diskriminimi në fokus, ambasadorja e Gjermanisë në Luginën e Preshevës

Diskriminimi në fokus, ambasadorja e Gjermanisë në Luginën e Preshevës

Pikat kryesore

  • Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, ka qëndruar sot në Luginën e Preshevës për t’u informuar për të zhvillimet dhe të drejtat e shqiptarëve bë këtë rajon.
  • Ajo u prit nga përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.
  • Sipas tij, në takim u theksua se mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave nga Kosova vazhdojnë të jenë ndër pengesat më serioze për të rinjtë shqiptarë.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, ka qëndruar sot në Luginën e Preshevës për t’u informuar për të zhvillimet dhe të drejtat e shqiptarëve bë këtë rajon. Ajo u prit nga përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc. Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar ka thënë se gjatë takimit u diskutua rreth gjendjes aktuale të shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë në sfidat që ata përballen në arsim, përfaqësim institucional dhe të drejta qytetare. Sipas tij, në takim u theksua se mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave nga Kosova vazhdojnë të jenë ndër pengesat më serioze për të rinjtë shqiptarë. Po ashtu, u diskutua për procesin e pasivizimit të adresave, mungesën e përfaqësimit të drejtë në institucionet publike, si dhe diskriminimin në ndarjen e fondeve për kulturë dhe media, ku shpesh anashkalohen iniciativat që funksionojnë në gjuhën shqipe. Në takim, sipas Rexhepit, u theksua rëndësia e zbatimit të Planit me 7 Pikë si dokument bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Luginë. Këshilli Kombëtar Shqiptar nënvizoi se mbështetja e Gjermanisë dhe e faktorit ndërkombëtar mbetet thelbësore për të siguruar zbatim real të marrëveshjeve dhe për ndalimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në përmbyllje, u theksua se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të jetë zëri institucional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke punuar në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 12:28 Diskriminimi në fokus, ambasadorja e Gjermanisë në Luginën e Preshevës 10/28/2025 12:24 Memli Krasniqi: PDK hyn në zgjedhje nacionale për të fituar, do t’ia japim Kosovës një qeveri të re me vizion përbashkues 10/28/2025 12:16 Ramabaja i kërkon falje publike Përparim Grudës të PDK’së: Mund ta kem cenuar dinjitetin e tij, bëra shkarje

Lini një Përgjigje