Pikat kryesore
- Analisti Arben Meçe thotë se zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, ishte e parapërgatitur.
- Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se diplomatët e huaj në sallë, ishin protektorët për procesin që u zhvillua.
- Që kur thuhet votim i hapur, me emër dhe mbiemër, nuk ishte bindëse.
Analisti Arben Meçe thotë se zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, ishte e parapërgatitur. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se diplomatët e huaj në sallë, ishin protektorët për procesin që u zhvillua. “Ata që ishin në sallë, ishin protektorët. Që kur thuhet votim i hapur, me emër dhe mbiemër, nuk ishte bindëse. Ishte parapërgatitur çdo gjë. Ambasadorët ishin garancia e atij votimi. Ky është detaj vërtet për t’u kapur, është domethënës. Ndryshimi procedurës, nuk lë shijë në atë proces që ishte normal. Nuk u ndje asnjë ngyrim politik për këtë debat. Vetëm Berisha deklaroi që PS po kap edhe kryeprokurorin e ri. Sikur të kishte nuancë ngjyrimi, por e vërteta është që nuk kishte.”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit Lëvizja studentore/ Meçe: Berisha prodhoi mitin e tij dhe eskorta mbështetëse rrotull vetes Krijimi i partisë së parë opozitare/ Arben Meçe: Emri “Parti Demokratike” u la nga Berisha, erdhi dhe Rama…