Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar.
- 53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.
- Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar. 53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, agresorët i kanë thyer këmbët dhe i kanë prerë veshin 53-vjeçarit. Ndërkohë zbulohet se Toma është shtruar tek ortopedia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak, teksa autorët i kanë marrë edhe telefonin. Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar.