Elseid Hysaj në telashe me Policinë, efektivët “gardh” para mjetit të tij luksoz, ndodhi…

Elseid Hysaj në telashe me Policinë, efektivët “gardh” para mjetit të tij luksoz, ndodhi…

Pikat kryesore

  • Mesa duket kontrollet e Policisë Rrugore nuk bëjnë përjashtime, madje as për futbollistët e Kombëtares shqiptare.
  • Së fundmi, burime për mediat bëjnë me dije se futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  • Sipas informacioneve, Hysaj është konstatuar nga efektivët teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz tip “Porsche”, ndërsa nuk ka respektuar një nga rregullat e qarkullimit rrugor.

Mesa duket kontrollet e Policisë Rrugore nuk bëjnë përjashtime, madje as për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Së fundmi, burime për mediat bëjnë me dije se futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, është ndëshkuar me gjobë nga Policia Rrugore e Tiranës për shkelje të rregullave të qarkullimit. Sipas informacioneve, Hysaj është konstatuar nga efektivët teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz tip “Porsche”, ndërsa nuk ka respektuar një nga rregullat e qarkullimit rrugor. Për pasojë, uniformat blu kanë ndërhyrë duke i vendosur masën administrative të parashikuar nga ligji. Siç shihet edhe në foton e mëposthme, futbollisti është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore, e cila ka proceduar me gjobitjen e tij. Burimet bëjnë me dije se në momentin e ndalimit, në automjet ndodhej edhe futbollisti tjetër shqiptar Taulant Seferi.

Lini një Përgjigje