Pikat kryesore
- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha për News Room se Berisha nuk gëzon më mbështetjen e shumicës së demokratëve dhe se, sipas tij, për herë të parë në 30 vite ka shmangur përballjen në një garë të vërtetë politike.
- Salianji tha se rezultatet e pretenduara të votimeve nuk përputhen me pjesëmarrjen reale.
- Sipas ish-deputetit demokrat, Berisha nuk ka paraqitur alternativa apo propozime konkrete përballë kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se mungesa e një vizioni të ri e bën të pamundur fitoren në zgjedhje.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha për News Room se Berisha nuk gëzon më mbështetjen e shumicës së demokratëve dhe se, sipas tij, për herë të parë në 30 vite ka shmangur përballjen në një garë të vërtetë politike. Salianji tha se rezultatet e pretenduara të votimeve nuk përputhen me pjesëmarrjen reale. Sipas ish-deputetit demokrat, Berisha nuk ka paraqitur alternativa apo propozime konkrete përballë kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se mungesa e një vizioni të ri e bën të pamundur fitoren në zgjedhje. “ Ajo që është evidente, është e qartë që Berisha nuk ka mbështetjen e demokratëve dhe për herë të parë në 30 vite nuk ka preferuar të hyjë në garë. Me pak shpikte rivalë, ndërkohë që në këtë rast e refuzoi. I kam të monitoruara me kamera qendrat e votimit, po si ka 37 mijë votues kur del me 50 njerëz çdo të hënë. Si do fitojë Berisha me Ramën, a bëri ndonjë propozim konkret, cila është e reja. Berisha është i braktisur nga demokratët dhe është bërë qesharak në Shqipëri. Berisha është uzurpator dhe që për interesin e vet po mban peng Shqipërinë. Berisha është garantori kryesor që Rama të qëndrojë në pushtet. Si do t’i fitojë zgjedhjet Berisha? Deputeti i CDU tha saktësisht se duhet të zgjidhet një lider i ri. Berisha që nga 2013 është humbës kronik.”, u shpreh Salianji.