Pikat kryesore
- Krasniqi, u shpreh se Konjufca u mandatua në mënyrë joligjore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
- Megjithatë, Krasniqi u shpreh se nëse thirret një seancë për votimin e buxhetit të shtetit do të votojnë për.
string(96) “deputetja-e-nismas-nuk-e-votojme-konjufcen-u-mandatua-joligjerisht-nga-osmani-hap-i-papranueshem” Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se subjekti ku bënë pjesë nuk ka votë për Glauk Konjufcën që të bëhet kryeministër e të formojë qeverinë e re. Krasniqi, u shpreh se Konjufca u mandatua në mënyrë joligjore nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. “Pse NISMA nuk e voton Konjufcën tashmë është e ditur për opinionin – ne nuk e votojmë Glauk Konjufcën pasi jo ligjërisht është i nominuar edhe nga vetë Presidentja, për të gjithë ne është e papranueshme ky hap i bërë nga presidentja dhe pjesa tjetër edhe para se të vijmë tek situata e të mandatarit mendojmë se Kuvendit deri këtu është në shkelje ligjore”, u shpreh Krasniqi. Mes tjerash, Krasniqi, e pranoi se vendi është në një situatë të vështirë, por shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar joseriozitet për çka e fajëson për situatën politike që sipas saj është në dëm të të gjithë qytetarëve të vendit. Dhe të gjitha përpjekjet e NISMA-s dhe Limajt mos rezultati ka shkak dhe mendoj që ka qenë komplet një situatë jo serioze dhe një trajtim joserioz nga Lëvizja Vetëvendosje dhe konsideroj që dëmi i Kosovës për çdo ditë e më shumë vetëm po thellohet. Jo serioze dhe jo e sinqertë është trajtimi i gjithë atyre votuesve që i kanë besuar Vetëvendosjes dhe hyrja në hak e të gjitha atyre votues ve i takon fillimisht VV-së si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe do të duhej të ishin më këmbëngulës dhe më të sinqertë e parimor edhe në diskutime edhe në ftesa e marrëveshje politike apo koalicione – në të gjitha këta hapa VV-ja nuk është treguar e sinqertë dhe serioze”, u shpreh Krasniqi në Dukagjin. Megjithatë, Krasniqi u shpreh se nëse thirret një seancë për votimin e buxhetit të shtetit do të votojnë për. Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm Përparim Rama: Mos i jepni votë bllokadës, dembelisë e linçimit – jepjani votën punës e vizionit Përparim Rama: Unë e dua një Prishtinë që e kam ëndërru kur isha student, sot po i fuqizojmë të gjithë Përparim Rama: Prishtina sot është në hartën e botës, unë jam kryetar i projekteve të mëdha, nuk ndalem në pengesa Përparim Rama në tubimin përmbyllës: M’i keni pa punët, argumentet, krejt i kemi dëshmu – tash mbetet vota Abdixhiku: Më 12 tetor qytetarët e Prishtinës folën qartë, vendosën LDK në vend të parë