Sipas Shehut, ligji 8-vjeçar NDAA 2026, me pjesën e tij “Për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, është unik dhe ka rëndësi jetike për stabilitetin e rajonit.
Ligji nuk synon vetëm stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes njohjes reciproke, por vendos edhe një “vijë të kuqe” ndaj çdo tentative për shkëmbime territoriale apo krijimin e shteteve etnike.
Ai shtoi se ligji konsideron sigurinë, stabilitetin, demokracinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si pjesë të interesit të sigurisë kombëtare të SHBA-së.