Pikat kryesore
- Angelo Haruni, tashmë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Albania 5, ka zgjuar interes të madh që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi, jo vetëm për mënyrën e lojës, por edhe për të kaluarën e tij sentimentale.
- Prej disa vitesh, Angelo ka qenë në një lidhje me ish-moderatoren e emisionit “Wake Up”, Neada Muçaj.
- Edhe pse romanca e tyre nuk u bë kurrë publike në detaje, ajo ka qarkulluar prej kohësh në ambientet mediatike.
Angelo Haruni, tashmë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Albania 5, ka zgjuar interes të madh që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi, jo vetëm për mënyrën e lojës, por edhe për të kaluarën e tij sentimentale. Prej disa vitesh, Angelo ka qenë në një lidhje me ish-moderatoren e emisionit “Wake Up”, Neada Muçaj. Edhe pse romanca e tyre nuk u bë kurrë publike në detaje, ajo ka qarkulluar prej kohësh në ambientet mediatike. Emri i Neadës është përfolur më herët edhe në lidhje me këtë edicion të Big Brother VIP, ndërsa burime pranë formatit bëjnë me dije se ajo pritet t’i bashkohet shtëpisë në muajin janar. Pa përmendur drejtpërdrejt emra, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si ai e percepton sot dashurinë. Gjatë ditëve të para në shtëpi, ai ka folur hapur për zhgënjimet emocionale që ka përjetuar: “ Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Mendoja se ishte normale të mos ziheshe në një marrëdhënie, por më është thënë se zënkat janë të zakonshme. Ka dallim mes mosmarrëveshjeve të vogla dhe zënkave të vërteta ”, u shpreh ai.