Pikat kryesore
- Një pakt i mundshëm mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Avokatin e Popullit, ka ndezur debate të forta në Top Story.
- Ish-deputeti Myslim Murrizi ishte ai që pretendoi se ekziston një pakt i tillë mes dy partive, ndërsa tha se kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka propozuar edhe për amnisti penale.
- Nisur nga ky diskutim, Flamur Noka reagoi duke i dërguar një mesazh në studio Dukës, duke thënë se ai nuk ka votuar për Shabanin, madje u ka kërkuar kolegëve të mos e votojnë.
Një pakt i mundshëm mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Avokatin e Popullit, ka ndezur debate të forta në Top Story. Ish-deputeti Myslim Murrizi ishte ai që pretendoi se ekziston një pakt i tillë mes dy partive, ndërsa tha se kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka propozuar edhe për amnisti penale. Nisur nga ky diskutim, Flamur Noka reagoi duke i dërguar një mesazh në studio Dukës, duke thënë se ai nuk ka votuar për Shabanin, madje u ka kërkuar kolegëve të mos e votojnë. Murrizi : Kryetari i grupit parlamentar propozon. Ta kthejmë në amnisti penale, edhe subjektet që kanë gjobë t’i falin. Është ndonjë debil funksional që e ka bërë këtë? Po bën paqe fiskale, apo amnisti penale? Kapri : E kemi përmendur dhe Bankersin në Parlament Duka : Lutet Flamur Noka për një sms: Nuk kam firmos, i kam kërku kolegë të mos firmosin. Ervin Salianji ka lobuar të firmoset Shabani. Muça : Me gjithë respektin për Nokën, para një muaji e diçka, citoj flamur Nokën “çdo kandidaturë që mban firmat e deputetëve të PD, është dinjitoze për avokatin e popullit”. Para një muaji ka deklaruar këtë. Kjo ishte për të qenë korrekt, mund të ketë ndërruar mendje.