Pikat kryesore
- Adilardi nënvizoi se objektivi kryesor është forcimi i pranisë italiane në Shqipëri dhe Kosovë, duke theksuar se qeveria italiane po ushtron një vëmendje të re dhe më intensive në politikën e jashtme ndaj rajonit.
- Sipas Adilardit, këto struktura nuk do të kenë karakter të fortë politik, por synojnë lehtësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komuniteteve që jetojnë mes dy vendeve.
- Por, ndërkohë, ju tashmë keni ndërtuar, keni themeluar grupin tuaj, apo jo?
Presidenti i “Fratelli d’Italia” për Shqipërinë, Massimiliano Adilardi, ka shpjeguar në një intervistë për emisionin “Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” në strukturimin e plotë të degës së partisë në vend, planet për zgjerim në rajon dhe fokusin e qeverisë italiane në Ballkan. Ai konfirmoi se grupi drejtues i “Fratelli d’Italia” në Shqipëri tashmë është ndërtuar, me një zv/kryetar, sekretar dhe një ekip mbështetës operativ e administrativ, që do të punojë për aktivitetet e parashikuara deri në vitin 2026. Adilardi nënvizoi se objektivi kryesor është forcimi i pranisë italiane në Shqipëri dhe Kosovë, duke theksuar se qeveria italiane po ushtron një vëmendje të re dhe më intensive në politikën e jashtme ndaj rajonit. Sipas tij, vizitat e shpeshta të ministrave dhe përfaqësuesve të lartë italianë, si dhe vendosja e ambasadorëve të rinj në Tiranë dhe Prishtinë, tregojnë për një qasje të re që synon integrimin më të afërt të Ballkanit me Europën. Ai bëri të ditur se gjatë dy–tre viteve të ardhshme pritet zhvillimi i një programi më të gjerë aktivitetesh, përfshirë takime me partitë politike në Shqipëri, hapjen e degëve të reja dhe organizimin e konferencave mbi tema me rëndësi për Italinë, Shqipërinë dhe Europën. Sipas Adilardit, këto struktura nuk do të kenë karakter të fortë politik, por synojnë lehtësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komuniteteve që jetojnë mes dy vendeve. Në vijim të intervistës, Adilardi u ndal edhe te faza e dytë e aktivitetit të tij në vend, që lidhet me aspektin profesional si doktor kontabël, si dhe atmosfera festive e aktivitetit të zhvilluar në shesh, ku intervista u ndërthur me prezencën e komunitetit. Por, ndërkohë, ju tashmë keni ndërtuar, keni themeluar grupin tuaj, apo jo? Grupi Fratelli d’Italia. Po jane zevendes presidenti, jane sekretaret . Unë kam parë atje një grup të këndshëm, apo jo?