Deklarata e fortë që Monika Kryemadhi bëri për Mirin në intervistën e fundit

Deklarata e fortë që Monika Kryemadhi bëri për Mirin në intervistën e fundit ()

Monika Kryemadhi mbron Mirin: Po përballet me një sulm të padrejtë në “Big Brother VIP”

Rrugëtimi i Miri Ylli në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij sezoni. Debatet e shumta me banorët e tjerë dhe situatat e tensionuara që ai ka përjetuar brenda shtëpisë kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe të opinionistëve.

Së fundmi, e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, politikania dhe opinionistja Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të fortë të lojës në reality show, duke u rreshtuar hapur në mbështetje të artistit të grupit West Side Family.

Sipas Kryemadhit, Miri po përballet me një situatë të padrejtë brenda shtëpisë, ku shumë banorë po bashkohen kundër tij, ndërsa përpiqen të paraqiten si moralistë.

“Për mua Miri aty nuk shan njeri, nuk fyen, është shumë korrekt, është artist, është i qetë. A është strateg? Po, mund të jetë strateg, por kjo është pjesë e lojës”, u shpreh ajo gjatë diskutimit në studio.

Ajo kritikoi gjithashtu ashpër mënyrën se si, sipas saj, banorët e tjerë po përdorin raportin e Mirit me Selinën për ta sulmuar atë.

“Ajo që mua nuk më pëlqen është që ata bëhen 20 veta kundër Mirit dhe, po ta shikosh, vendosin Selinën ballore dhe pastaj të gjithë si skutha bëjnë moralin,” deklaroi Kryemadhi.

Në analizën e saj, Kryemadhi theksoi se pavarësisht dilemave personale që Miri mund të ketë me familjen jashtë shtëpisë për shkak të marrëdhënies së paqartë me Selinën, ai mbetet më i drejtpërdrejtë dhe më i sinqertë se shumë prej banorëve të tjerë.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e spektaklit vazhdojnë të ndajnë mendime të ndryshme mbi situatat dhe strategjitë që po zhvillohen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Lini një Përgjigje