Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u…

Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u…

Pikat kryesore

  • Norris zbuloi, për herë të parë, se Ministria e Brendshme do të deportonte fëmijët e lindur në Britaninë e Madhe nëse prindërit e tyre ishin caktuar për t’u larguar.
  • Deklarata e tij erdhi përpara mbërritjes së emigrantëve të parë në Qendrën e Emigracionit “Campsfield”, e cila është rihapur si pjesë e përpjekjejeve për të rritur deportimet.
  • “Për momentin, lloji i regjimit për të cilin po flasim është rreth 3,000 paud”, tha Norris në Qendrën e Largimit të Emigracionit në Campsfield, të cilën Ministria e Brendshme e rihapi ndërsa përpiqet të rrisë deportimet.

Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi Kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar nuk do të marrin më shumë se 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi, tha sekretarja britanike e Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Shabana Mahmood, sipas “Daily Express”. Norris zbuloi, për herë të parë, se Ministria e Brendshme do të deportonte fëmijët e lindur në Britaninë e Madhe nëse prindërit e tyre ishin caktuar për t’u larguar. Deklarata e tij erdhi përpara mbërritjes së emigrantëve të parë në Qendrën e Emigracionit “Campsfield”, e cila është rihapur si pjesë e përpjekjejeve për të rritur deportimet. “Për momentin, lloji i regjimit për të cilin po flasim është rreth 3,000 paud”, tha Norris në Qendrën e Largimit të Emigracionit në Campsfield, të cilën Ministria e Brendshme e rihapi ndërsa përpiqet të rrisë deportimet. “Po shqyrtojmë një program pilot të mundshëm për ta rritur këtë”, shtoi ai. “Ofrimi i stimujve për kthimet vullnetare u shërben taksapaguesve, e bën këtë proces më të lehtë”, tha Norris. “Nëse ka mënyra për t’u siguruar që kjo të ndodhë më shpesh, atëherë kjo është ajo që po shqyrtojmë nga afër”, shtoi ai. I pyetur nëse pagesat mund të arrinin në 10,000 paund për emigrant, Norris këmbënguli se nuk mund ta miratonte këtë shifër. Çdo azilkërkues kushton, mesatarisht, 30,000 paund në vit për akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pagesa emergjente në para të gatshme. Familjet emigrante, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, do të deportohen nëse refuzojnë stimujt, në para të gatshme. Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood do të urdhërojë deportimin me forcë të familjeve që refuzojnë të marrin stimuj më të mëdhenj, sipas Ministrisë së Brendshme. “Aktualisht, ka një numër të konsiderueshëm familjesh që do të deportohen. Megjithatë, kjo nuk ka qenë pjesë e qasjes kryesore të Ministrisë së Brendshme britanike, që do të thotë se jemi në një situatë ku kemi 700 familje shqiptare që janë azilkërkues të refuzuar, nga një vend që është nënshkrues i KEDNJ-së “Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” dhe nuk po largohen”, tha Norris.

Lini një Përgjigje